Amazona përballë kërcënimit nga El Niño, ekspertët presin thatësirë dhe zjarre të rënda deri në 2027

Një fazë e rëndë thatësire mund të godasë Amazonën, ndërsa një El Niño i fuqishëm parashikohet të kulmojë në fund të vitit, në të njëjtën kohë me përfundimin e sezonit të thatë.

Të lidhura

None found

Sipas parashikimeve të përmendura nga “The Guardian”, intensiteti më i lartë i El Niño-s pritet nga tetori deri në dhjetor. Gjatë kësaj periudhe, lumenjtë e Amazonës zakonisht zbresin në nivelet më të ulëta, ndërsa bimësia bëhet më e cenueshme nga mungesa e ujit.

Shkencëtarët vlerësojnë se temperaturat e larta, reshjet e pakta dhe thatësia mund të shtojnë ndjeshëm mundësinë e zjarreve, duke i shkaktuar dëme të tjera pyllit tropikal.

Shqetësimi është veçanërisht i madh për shkak të rolit të Amazonës si një nga ekosistemet më të rëndësishme të planetit. Përveçse përthith sasi të konsiderueshme të dioksidit të karbonit, bimësia e saj ndikon në rregullimin e klimës, qarkullimin e ujit dhe reshjet në zona të gjera të Amerikës së Jugut.

Agjencia meteorologjike e Brazilit ka bërë të ditur se El Niño mund ta shtyjë nisjen e sezonit të shirave në Amazonë, si dhe të shkaktojë rritje të temperaturave dhe ulje të niveleve të lumenjve.

Një situatë e tillë do të favorizonte përhapjen e flakëve. Sipas ekspertëve, shpyllëzimi, bujqësia, minierat dhe ndryshimet klimatike e kanë dëmtuar tashmë pyllin, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj zjarreve dhe temperaturave ekstreme.

Thatësira të mëdha, rënie të niveleve të lumenjve, zjarre dhe pasoja të konsiderueshme për ekosistemin janë regjistruar edhe gjatë tri episodeve të mëparshme të fuqishme të El Niño-s, në vitet 1997-98, 2015-16 dhe 2023-24.

Pasojat mund të shtrihen përtej muajve të fundit të vitit. Ekspertët e cituar në material shpjegojnë se ngrohja e oqeanit mund të ndikojë me vonesë në klimën globale, ndaj kushtet e vështira mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027.

Carlos Nobre, profesor në Universitetin e São Paulos dhe një nga studiuesit kryesorë brazilianë të klimës, ka deklaruar se Amazona duhet të përgatitet për një thatësirë të rëndë, të paktën deri në fillim të vitit 2027.

Për një sezon të vështirë po marrin masa edhe komunitetet indigjene. Në disa rajone janë ngritur ekipe lokale që do të angazhohen në përballimin e zjarreve.

Pasojat e një thatësire të zgjatur nuk do të preknin vetëm pyllin. Bujqësia dhe blegtoria mund të përballen me mungesë uji, përkeqësim të cilësisë së kullotave dhe shtim të stresit nga nxehtësia te kafshët.

Fermerët në Brazil po bëhen gati për një periudhë të vështirë, ndërkohë që ekspertët ngrenë shqetësimin për efektet e mundshme mbi prodhimin e sojës dhe kulturave të tjera bujqësore.

Ndërkaq, OKB-ja ka paralajmëruar se ndikimet e El Niño-s mund të rrisin pasigurinë ushqimore për miliona njerëz në mbarë botën.


Shtuar 14.08.2026 21:10

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetandyou girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom