A mund ta ftojë Trumpi Putinin në samitin e G20 në SHBA? Aleatët europianë kundërshtojnë

Vladimir Putin mund të rikthehet në Shtetet e Bashkuara për herë të dytë gjatë mandatit presidencial të Donald Trump.

Të lidhura

None found

Pas takimit të zhvilluar vitin e kaluar në Anchorage të Alaskës, ku Trumpi e ftoi për bisedime mbi një plan paqeje për Ukrainën, presidenti rus mund të udhëtojë këtë herë drejt Miamit. Burime bëjnë të ditur se Putini mund të marrë një ftesë për samitin e liderëve të G20, i cili do të zhvillohet në Florida në mesin e dhjetorit.

Dy persona të informuar mbi situatën thanë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë po punon për të garantuar pjesëmarrjen e kreut të Kremlinit dhe, në këtë kuadër, ka vënë në dijeni edhe palën kineze. Deri tani, Trumpi nuk e ka bërë publike një ftesë të tillë.

I pyetur së fundmi nëse Putini mund të marrë pjesë në samit, presidenti amerikan u përgjigj: “Nuk e kam menduar ende.” Prania e tij në tryezën e G20 do të kishte një peshë të fortë simbolike për Moskën, pasi do të zbehte izolimin ndërkombëtar të Rusisë, sidomos pas aneksimit të Krimesë dhe pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Ky zhvillim pritet të përballet me kundërshtime të ashpra nga vendet europiane anëtare të G20, por edhe nga Kanadaja, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut. Për këto shtete, rikthimi i Putinit në takimin e liderëve botërorë, pa asnjë lëshim ndaj Ukrainës, do të shihej si një provokim. Një tregues se kjo mundësi po merret seriozisht u shfaq pak ditë më parë në Asheville të Karolinës së Veriut, ku administrata amerikane ftoi edhe ministrin rus të Financave, Anton Siluanov, në takimin e ministrave të Financave të G20.

Kjo ishte hera e parë që një G20 i drejtuar nga një demokraci perëndimore lejonte rikthimin e një delegacioni rus, vendim që shkaktoi zemërimin e ministrave europianë. Ekspertët vlerësojnë se Trumpi synon të përmirësojë raportet me Moskën, veçanërisht në kuadër të strategjisë për të ushtruar presion maksimal ekonomik ndaj Iranit.

Rusia mbetet furnizuesi kryesor i Iranit me armë dhe produkte ushqimore. Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bindë Kremlinin që të kufizojë mbështetjen për Teheranin. Për këtë çështje, besohet se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka zhvilluar bisedime me homologët rusë gjatë vizitës së tij të papritur në Moskë, në fund të gushtit.


Shtuar 5.09.2026 13:01

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis