15 milion banorë në SHBA mbeten në errësirë si pasojë e një defekti teknik

15 milion banorë në Amerikën Qendrore kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një defekti teknik.

Reuters bënë me dije se problem në lidhjen rajonale la një pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas në errësirë të plotë. Sipas një kumtese është bërë e ditur se përdorimi i energjisë elektrike ka rënë nga 8.300 megavat në vetëm 2.400 në mbarë rajonin, duke përjashtuar Panamanë dhe Kosta Rikën, që pjesa më e madhe e tyre nuk u prek fare nga ky defekt.

EOR (Kompania energjetike) ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala. Reuters shkruan më tej, se si rezultat i kësaj avarie janë shënuar deri më tani një sërë aksidentesh, pasi dhe semaforët kishin dalë jashtë përdorimi.

Shtuar 8.07.2021 12:16