Në Parlamentin Europian, Tedi Blushi ngriti shqetësimin për mungesën e hetimeve reale lidhur me vjedhjen e fondeve IPARD, duke thënë se, sipas tij, hajdutëria e Edi Ramës nuk prek vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe ato të qytetarëve europianë.
Ai u shpreh se prej tre vitesh fermerët shqiptarë po ndëshkohen duke mbetur pa mbështetjen europiane, pasi fondet IPARD, sipas tij, kanë shkuar te inceneratorët dhe te grupet kriminale. Blushi theksoi gjithashtu se kërkesa e Partisë së Lirisë për llogaridhënie nga Ministri i Bujqësisë është refuzuar.
Të lidhura
None found
Sipas Blushit, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hetim administrativ, sepse, sipas tij, zbardhja e vjedhjes së fondeve IPARD të çon te Edi Rama. Ai shtoi se është rrëzuar edhe kërkesa për interpelancë për fondet IPARD, pasi, sipas tij, kjo aferë të çon te Edi Rama.
Blushi deklaroi se bujqësia shqiptare jo vetëm vijon të jetë e nënfinancuar, por tashmë po privohet edhe nga ndihma e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, ai kërkoi rritjen e presionit nga institucionet europiane për të sqaruar se ku i çoi Edi Rama fondet IPARD.
Ai bëri të ditur gjithashtu se edhe një vrasës serial, i shpallur në kërkim prej vitesh, rezulton të ketë përfituar fonde për bujqësinë. Sipas Blushit, fondet IPARD kanë përfunduar te inceneratorët dhe te bandat kriminale të lidhura me Edi Ramën.
