Policia ka ndaluar një makinë në Shkodër dhe gjatë kontrollit në mjet u gjetën 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka nisur hetim ndaj shoferit 36-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Golem, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë./albeu.com