Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni, ngelen të njëjta shifrat

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.284 testime të realizuara, 890 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.024 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq 35 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.TV21


Shtuar 15.04.2021 17:09