Basha e refuzoi publikisht! Rama e sulmon nga Lezha: O kukull! (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD Lulzim Basha pasi ky i fundit u shpreh se nuk do të bëjë kurrë qeveri me kryeministrin.

Me tone ironie dhe humori, kryeministri Rama e quajti Bashën një “kukull që kurdiset nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.”

Ai shtoi se nuk kishte për qëllim të formonte qeveri me Bashën por kërkoi bashkëpunim para zgjedhjeve për të lënë mënjanë ndasinë mes tyre.

“Shqiptarët nuk mundet do të kthehen mbrapa të bëjnë gabimet që janë mjaftë për të nxjerrë mësime dhe të votojnë për një konglomerat atje që nuk ka lider, por thjeshtë një kukull që një natë e kurdis Saliu dhe një natë e kurdis Iliri. E patë Ilirin se çfarë bëri ma thanë tani kur po vija.

Kishte dalë në konferencë shtypi dhe thoshte Luli po të dojë le ta bëjë tani atë marrëveshje. Se ça marrëveshje duhet të bëj unë. Unë dje i thash një gazetari jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën sepse ata janë dhe do jenë në opozitë se PS do t’i fitojë zgjedhjet. Por ama nëse është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike ndasish dhe sherresh dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht, por ama thash Luli duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pra kukulla duhet të ndahet nga çelësi që e kurdis.

Janë dy çelësa dhe Luli vrapon me vrap të thotë jo se nuk mundet. Si të thotë po, po tha po i hoqën baterinë dhe nuk këndon me. Po tha po mbaroi. Se vetëm një kukull me bateri mund të jetë njëherë spiderman dhe një herë borbardhë.” /albeu.com/

 


Shtuar 15.04.2021 17:00