Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetsisë informon se në bazë të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 3.171 testime, ndërsa janë regjistruar 766 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.118 pacientë.

Betejën kundër koronavirusit e kanë humbur 31 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 147.995 raste, prej të cilëve 124.828 janë shëruar, kurse 4.509 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 18.658 raste aktive me koronavirus.


Shtuar 20.04.2021 18:33