Aksident me dy të plagosur në Lezhë, Range Roveri “copëton” Peugeotin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Lezhës.

Si pasojë e përplasjes së një “Range Roveri” më një automjet tip “Peugeot” janë plagosur rëndë  dy vajza.

Policia njofton se janë dëmtuar drejtuesja e automjetit E.Gj. dhe pasagjerja D.Gj. Ato janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i “Rang Roveri” K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Blutë bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.

 


Shtuar 20.04.2021 18:41