Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Vendi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.683 raste aktive me Covid-19.

Shtuar 2.04.2021 05:04