15 mijë euro e kokainë, kapen mat dy shqiptarë në Athinë

Policia ka vënë në pranga dy shqiptarë në Greqi me akuzën e trafikut të kokainës në Athinë.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët u arrestuan, si pjesë e  një kontrolli rutinë në Athinë dhe Galatsi, nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Drogave të Sigurisë së Atikës.

Sipas Policisë, nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, ata gjetën dhe konfiskuan, ndër të tjera: 1,315 gram kokainë, 18 thasë me drogë, 2 peshore precize, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë. Të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

 


Shtuar 2.04.2021 17:59