Berisha: Rama i futi thikë pas shpine PD-së me dorën e pengut të tij, Lulzim Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Fier, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka marrë peng Sali Berishën duke i ngulur thikën pas shpinë, PD-së.

“Rama ka marrë peng kreun e opozitës, duke i futur thikën pas shpinë PD-së. Sot ne kemi nis një debat me ju të dashur demokratë, por ky debat, ju ftoj të zhvillohet midis njerëzve që u besojnë vlerave, midis njerëzve që marrin përgjegjësi, midis njerëzve që betohen për të rilindur shpresën dhe për të ecur sigurt drejt fitores. Natyrshëm, unë kuptoj se dhjetra mijëra anëtarë dhe mbështetës të PD-së janë të revoltuar nga akti i pabesë i Bashës, por ju ftoj ju të mos pranoni në asnjë mënyrë asnjë lloj ndajre mes nesh. Të Bashës dhe Berishës apo Berishës dhe Bashës. Ju jeni njerëz të lirisë, të ardhmes së vendit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerëve që s’janë këtu dhe kanë mbështetuar Bashën, apo atyre që nuk duan Berishën, po ju them një fjalë: Më shumë se ju Bashën e ka mbështur Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD-së, unë po ashtu. Asnjërit nga ne, nuk i shkonte ndërmend që kryetari ynë, i marrë peng, do mundej që pa pyetur, pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD-ja, del me një vendim për të cënuar sovranitetin e PD-së. Miqtë e mi, secili nga ju ka të drejtë të shtojë një pyetje: Doktor, e ke për vete këtë nism apo për PD-së?  Unë ju jap fjalën e nderit se e kam për PD-në”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 21.09.2021 18:40