Berisha nuk ndalet: Berisha: Do marrim pjesë në zgjedhje, të dielën primaret për votimin e kandidatëve

Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit në 6 bashki të vendit.

Nga studioja e “Opinion”, ai tha se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të diel

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e opartisë,  standardi është primari Sipas këtij standardi….

Fevziu: Kur do jenë primaret?

Berisha: Ditën e dielë. Në të 6 bashkitë.

Fevziu: Në bazë të rezultatit do të përcaktohen kandidatët?

Berisha: Vetëm në në bazë të rezultatit. Ai që fiton…

Redi Shehu: Del koha për primaret?

Berisha: Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje 4 muaj përpara. Tani kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe dita e dielë është përcaktuar primare për ata që duan të marrin pjesë në këtë garë dhe plotësojnë kriteret.

Fezviu: Janë paraqitur kandidaturat?

Berisha: Kandidaturat po paraqiten.

Fevziu: Janë paraqitur kandidatura deri tani?

Berisha: Plot. Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi. Por përsëri votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi. Dhe këta që do shkojnë të votohen, ai që merr vota më shumë ai është fitues.


Shtuar 27.01.2022 21:44