Berisha konfirmon sërish bashkëpunimin me Metën: Jemi në sintoni të plotë, Rama do e ketë kohën e numëruar

Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi edhe një herë se marrëdhëniet me Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta janë në sintoni të plotë.

Ai tha nga Pogradeci, ku zhvilloi një mbledhje me Kryesinë e degës së PD-së në Pogradec, se Rama i ka kohërat e numëruara.

Sali Berisha: Po bëhet që të kthehet SPAK në aneks të Edi Ramës.

Pyetje: A do ta mbështesni ligjin e lustracionit?

Sali Berisha: PD e ka votuar dy herë ligjin e Lustracionit dhe Edi Rama e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese atë ligj, por nuk duhet ngutur, Edi Rama është në një panik të tmerrshmë. PD i ka gati të gjitha skenaret deri tek mosbindja civile.

Pyetje: A do jetë e dhunshme?

Sali Berisha: Jo e dhunshme nuk do të jetë por as gudolilse jo.

Pyetje: Si i keni marrëdhëniet me Partinë e Lirisë?

Sali Berisha: Shumë të mira. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet.

Shtuar 25.08.2022 19:01