Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në Lezhë pasi ka ushtruan dhunë ndaj gruas së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë ndalimin shtetasit Sh.Gj., 43 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë, pasi në fshatin ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases S.Gj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.L., 31 vjeç, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Milot, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka përplasur biçiklistin shtetasin Xh.Ç., i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi B.H., 20 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugën e Shëngjinit duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com