Bënin “namin” me vjedhje vilash, policia italiane “zbardh” strategjinë e 4 shqiptarëve dhe i burgos

Katër shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për një sërë grabitjesh të kryera.

Ata dyshohet se kanë kryer të paktën 110 grabitje mes provincave si Venezia, Treviso e Padova.

Të lidhura

None found

Shtetasit e arrestuar janë: Shpëtim Skënderi, 28 vjeç; Dilaver Veliu, 26 vjeç; Elson Shera, 33 vjeç dhe Eriksid Hasimaj, i cili mbushi 30 vjeç ditën e arrestimit.

Prangosja e tyre u bë në zonën e quajtur Bassa.

Si funksiononte grupi i shqiptarëve?

Mediat italiane shkruajnë se ata punonin gjithmonë të katër. Tre hynin në aksion në shtëpinë e zgjedhur për tu grabitur, ndërsa i katërti qëndronte i gatshëm në makinë në mënyrë që t’i largonte sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. Detyra e tyre ishte të gjenin fillimisht vila në zona të izoluara. Ata bënin një vrimë në anën e dorezës së dritares anësore duke përdorur  një shpuese të vogël që nuk bënte zhurmë dhe e kryente punën shumë shpejt.

Të paarmatosur, këta hajdutë hynin e dilnin në heshtje nga vilat dhe brenda pak sekondave kishin në duart e tyre para, bizhuteri, flirnj e sende të shtrenjta. Shumë herë ata arrinin të bënin edhe tetë “goditje” brenda një nate.  Midis shtatorit dhe tetorit ata grabitën: në zonën veneciane (në San Donà, Pramaggiore, Concordia, Martellago, Annone, Mira, Cinto); në zonën e Trevisos (Santa Lucia di Piave, Cappella Maggiore, Arcade, Salgareda, Vittorio Veneto); në Pordenone (Azzano Decimo, Fiume Veneto, Chions)./albeu.com/


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet