Një tjetër shtet ka hequr kufizimet me Shqipërinë. Bëhet fjalë për Belgjikën, e cila do të lejojë udhëtarët shqiptarë të hyjnë pa test Covid dhe pa vaksinë. Të vetmet gjëra që duhen janë bileta, pasaporta dhe maska.
Lajmin e ka dhënë Tirana International Airport, përmes një postimi në Facebook:
“Belgjika
Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport”, thuhet në postim./albeu.com