Bëhet “shoshë” me armë zjarri biznesi në Kamzë

Biznesi i qytetares Emriana Muka është qëlluar disa herë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja e cila ka ndodhur në rrugën “Skëndërbej” në Kamëz, për fat të mirë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacione paraprake

Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com