BATUTAT/ Rama: Monikën lëreni në banjo, Saliun tek vjehrra e Lulin tek kalamajtë!

Si në qytetet e tjera ku ka prezantuar fushatën e tij të kandidatëve për zgjedhje, Rama edhe në Berati ia kushtoi më së shumti fjalën sulmeve dhe ironisë ndaj opozitës.

Rama tha se nuk ka dalë të gjejë nuse apo të shesë çitjane, por kujt nuk i pëëlqen mund ta ndërrojë kanalin dhe të shohë ata të opozitës.

Pjesë nga  fjala e Ramës:

S’të pëlqej unë, ndërro kanalin. Unë s’kam dalë as të shes çitjane, as të gjej nuse dhe as të bëj kështu…s’dua fare nuk dua. Të pëlqen Luli? Merre në shtëpi, merre dhe Monikën, Salin e Metën.

Nuk të vjen në shtëpi? Merre me foto. Monikën vëre në banjo, se është e dhënë pas banjove, i ka fiksim. Saliun tek dhoma e vjehrrës, Lulin tek kalamajtë, kurse Metën lëre në korridor që mos të mendojnë njerëzit se do rrinë për darkë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 2.04.2021 20:17