Rrëfehet komshiu i McKennie: Vetëm 10 persona? Sipas meje ishin më shumë

Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie është duke u përballur me probleme jashtë fushës.

 

E gjitha filloi ditën e djeshme pasi “Carabinierët” bastisën shtëpinë e McKennie ku në shtëpi po mbahej një darkë me më shumë se 15 persona, shkruan lajmi.net.

Përpos McKennie, të pranishëm ishin edhe Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado.

Futbollistët u suspenduan nga klubi për shkeljen e rregullave anti-COVID-19, pasi dihet që Italia është në karantinë për festat e pashkëve.

Por, tani është rrëfyer komshiu i McKennie dhe sipas “LaGazzetadelloSport” nuk pati fjalë të mira.

“Nuk besoj që një futbollist i famshëm duhet të jetë mbi ligjin. Në orën 22:30 kam dalë të shëtis qenin dhe kam parë një grup personash afër portës së shtëpisë pa maska”, tha ai.

“Pashë disa Mercedes me targa spanjolle, Jeep dhe disa taksi dhe pastaj vendosa të thërras forcat e rendit”, shtoi ai.

“Carabinierët kanë thënë që janë vetëm 10 persona? Më duke pak, sipas meje ishin më shumë, ndoshta disa janë larguar më herët”, tha komshiu.

“Nuk kam asgjë kundër McKennie, është një djalë i qetë, është në shtëpi ose shkon në stërvitje, më duke një profesionist. Unë jam një “Bianconer” dhe për këtë me vjen keq”, përfundoi komshiu i McKennie.


Shtuar 2.04.2021 20:27