Basha fle në makinë, batuta e Ramës për të mos u humbur: Sa rehat!

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama është ndaluar në Berat nga ku nuk ka lënë pa ironizuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Një video e Bashës i cili duket se po fle në makinë, është komentuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një vizite në Berat, kryeministri Rama nuk la pa ironizuar Bashën për të cilin deklaroi se kënaqet kur e sheh duke fjetur.

Pjesë nga deklarata e Ramës:  

Po qeshja me një video që ma kishin dërguar dhe flinte gjumë Luli te hyrja e Tiranës, aty ku po bëhet hyrja e re. Aty të gjithë vonohen nga pak po e kishte zënë gjumi, nuk e kishte mbajtur dot. Kohë dreke, fle në drekë, nuk ke ça i bën.

Monitoron gjumin tim thotë. Nuk ke ça monitoron fle gjumë rrugëve, të sheh gjithë Shqipëria. Jo mor Lul.

Unë kur fle gjumë të paktën jam i qetë se fle edhe ti rehat nuk të ngacmon Monika, nuk të vjen Saliu, nuk e ke Ilirin mbi kokë se ai është histori më vete, hata më vete. Nejse Nasip s’kemi ç’i bëjmë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.04.2021 20:05