Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ndërsa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, përveç pjesëmarrjes së saj në reality show, është komentuar gjithashtu edhe për shumë momente të tjera.
Një ndër këto momente është edhe fraza e njohur “qysh thuhet bukur n’shqip” e thënë nga ajo gjatë qëndrimi të saj në shtëpi.
Menjëherë videoja e saj teksa thotë këtë fjali u ripostua në shumë rrjete sociale si “Instagram” dhe “Tik-Tok”.
Por, së fundmi batuta e Ramosajt është parë edhe në portestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.
Vetë këngëtarja ka ripostuar në “Instastory” një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet:
“Si i thuhet në shqip: Ul taksat”
Megjithatë, ajo e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji.