Qeveria britanike: Kushdo që dëshiron Chelsean të na kontaktojë për të bërë një ofertë

Pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual Roman Abramovich dhe bllokimeve të aseteve të tij, qeveria britanike ka bërë me dije se kushdo që do të jetë i interesuar për të blerë klubin, duhet të kontaktojë ata.

“Meqenëse kushtet e licensës u shkruan sot, shitja e klubit të Chelsea nuk do të lejohet”, tha Ministri i Teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Chris Philp.

“Megjithatë, nëse shfaqet një blerës, do të ishte që ai blerës t’i drejtohej zyrave të qeverisë për të paraqitur një ofertë zyrtare dhe kështu qeveria do të miratojë shitjen”.

Qeveria ngriu asetet e Abramovich, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Chelsea, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pasazh thelbësor që përcakton Abramovich “të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta prej dekadash. Kjo marrëdhënie interesi e lejoi atë të merrte përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë./ h.ll/albeu.com

Shtuar 11.03.2022 10:44