Basha tregon rrëfimet e ish-drejtueve të PS-së: Nuk e gjejmë më veten aty

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me kryesinë e shoqatës “Durrësi” ka rrëfyer se socialistët i kanë thënë nuk po e shikojnë me veten në atë parti, ku nuk mund të prodhohen të mira për komunitetin.

“Me këto fjalë që ju drejtohem sot më janë drejtuar socialistë të thjeshtë dhe drejtues apo ish-drejtues të PS këtu nga Durrësi, që më kanë thënë ‘ne nuk e gjejmë më veten në atë parti. Ne jemi të majtë, kemi qenë kundërshtarët tuaj politikë, por ne nuk e gjejmë më veten në një parti ku sado të kontribuosh nuk prodhon dot të mira për komunitetin’”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera, kreu i PD bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 25 prillit, në mënyrë që përmes votës të bëhet ndryshimi.

“Ndryshimi vjen përmes votës dhe kutisë së votimit. Ky ndryshim do të thotë korrigjojmë këto gabim”, tha Basha.


Shtuar 4.04.2021 16:29