Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Suel Çela mund të frikësojë Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, por jo atë vetë.
Basha shtoi se nuk ka dashur ta fusë prokurorinë në mes të demokratëve, në situatën e kapjes së shtetit.
“Suel Çela mund të frikësojë Sali Berishën, por jo mua. Suel Çela mund të frikësojë njerëzit rreth Berishës, por jo mua. Tom Doshit ja harroi emrin Berisha, por jo unë. Suel Çela dhe banda e tij janë kallëzuar disa herë dhe e fundit ishte masakra e 25 prillit. Po të shkoni në prokurori do i shikoni kallëzimet atje. Arsye kryesore, pse deri më sot ishte të mos e fusnim prokurorinë mes demokratëve ishte se në një shtet të kapur, shërbimi më i keq që mund t’i bënim demokratëve ishte që t’i lejoja vetes që të fusja prokurorët mes demokratëve”, u shpreh Basha./albeu.com/