Basha ndërpret rrugën dhe hipën mbi makinë, përshëndet simpatizantët demokratë (VIDEO)

Pas Durrësit, kredemokrati Lulzim Basha i është Malësisë së Madhe, ku do të zhvillojë takime në Koplik, ndërkohë që na ndajnë më pak se tri javë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Kryedemokrati ka zbritur për pak minuta nga makina duke takuar simpatizantët që kishin dalë për ta pritur në rrugë.

Mbështetësit e Partisë Demokratike brohorisnin vazhdimisht fjalët: “Basha! Basha”, “Rama ik!” dhe “Fitore!”.

Një varg i gjatë automjetesh po shoqërojnë kreun e selisë blu gjatë rrugës për në Koplik. Si gjithmonë, nuk mungojnë flamujt e PD-së që valviten përgjatë gjithë rrugëtimit.

Ajo që vihet re, është mungesa e distancës dhe e përdorimit të maskave nga ana e qytetarëve, teksa vetë kryedemokrati herë pas here i bën thirrje të respektojnë masat.

 

 


Shtuar 5.04.2021 11:16