Basha ndan foto nga Fieri: Të çliruar nga dinozaurët e tranzicionit

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook” disa pamje nga takimi i sotëm në Fier.

Basha shkruan se demokratët tanimë janë çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që pë shumë kohë i kanë mbajtur peng.

Gjithashtu i bindur ai shpreht se ata kanë zgjedhur të ardhme plot shpresë dhe besim.

Postimi i plotë:

Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë. /albeu.com


Shtuar 16.01.2022 17:26