Basha flet nga Elbasani: Rama provokoi qytetarët, koha e tij ka përfunduar

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar edhe një herë Ditën e Verës, teksa ka përsëritur sërish qëndrimin e tij se incidenti në Elbasan u provokua nga ata që ai i cilëson si ‘kriminelët e Ramës’.

“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjuen e pranverës.  Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen”, tha Basha.


Shtuar 14.03.2021 12:03