Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të platformës “X” pas komentit të kryeministrit Edi Rama për protestën e opozitës para PE-së, gjatë konferencës për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Rama tha në konferencë se duhen dy për një tango, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë, është muzika e BE. Lidhur me këtë koment, Bardhi i drejtohet Ramës duke i thënë se ai ka zgjedhur dyshen e tij, krimin e organizuar.
“Duhen dy për një tango pa asnjë diskutim! Dhe ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tagos: krimin e organizuar.
Ti ke vendosur të bësh tango me Altin Hajrin, që të dikton të 3 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën. Ti ke vendosur të bësh tango me Avdylajt, që të diktojnë të 5 në listën e kandidatëve dhe ti i vendos firmën.
E ndërkohë që ti bën tango me krimin e organizuar, duke vallëzuar muzikën që krimi i organizuar dëshiron, opozita ka vendos të bëjë tango me interesin publik, për të vallëzuar çdo shqiptarë muzikën që përfaqëson vlerat europiane në qeverisje dhe garanton mirëqenien e tyre”, shkruan Bardhi.