Barcelona në garë për Mbappe, katalanasit ofrojnë shkëmbimin e bujshëm

Barcelona raportohet se ka tentuar t’i marrë Kylian Mbappe-në nga duart e Real Madridit.

Sipas “Parisien” dhe “Foot Mercato” Blaugranët përmes një agjenti iu afruan kampionëve francezë dhe u ofruan tre asete të vlefshme për të marrë superyllin francez. Këmbimi përfshinte Ousmane Dembele, Gavi dhe Rafinha!

Sipas raportimeve, sulmuesi 24-vjeçar nuk ka dashur të shkojë te katalanasit, ndërsa Paris ka qenë i interesuar vetëm për Ousmane Dembele nga tre lojtarët që pritet të blejë, duke aktivizuar klauzolën e tij.

Megjithatë, nga ana e tyre, Blaugranët mohojnë për shtypin spanjoll se ka pasur një lëvizje për transferimin e Kylian Mbappe.


Shtuar 31.07.2023 21:06