Banorët kundërshtojnë projektin TID në Durrës: Kërkohet anulimi i vendimit që parashikon shembjen e 80 banesave

Një grup banorësh të prekur nga projekti TID Durrës, i kanë dorëzuar Bashkisë së Durrësit një dokument me 15 faqe, i cili mban firmat e 65 qytetarëve dhe u drejtohet disa institucioneve, mes tyre bashkisë, Ministrisë së Kulturës, Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe AADF-së.

Pas shfuqizimit të VKM-së nr.442, datë 3.6.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës”, Grupimi Qytetar kundër projektit TID, u ka kërkuar institucioneve përkatëse të ndalojnë zbatimin e projektit dhe të nisin procedurat për shfuqizimin e tij. Kërkesa u bë e ditur nga arkitektja Entela Koja.

Të lidhura

None found

Vendimi për shfuqizimin e Zonës së Re për Zhvillim, e cila përfshinte një sipërfaqe të konsiderueshme të qytetit bregdetar, përfshirë edhe një pjesë të zonës historike në qendër të Durrësit, solli gjithashtu anulimin e Planit të Detyruar Vendor (PDyV). Ky plan parashikonte prishjen e 20 pasurive të paluajtshme të përfshira në projektin TID.

Grupimi Qytetar argumenton se, pas rrëzimit të bazës ligjore mbi të cilën mbështetej PDyV-ja, si edhe pas shpëtimit nga shembja të pronave që ndodhen mbi amfiteatër, projekti TID duhet të shfuqizohet.

Sipas banorëve, projekti është rrëzuar de juro. Lajmi raportohet nga gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Entela Koja deklaroi se institucionet po përpiqen të krijojnë përshtypjen se projekti vijon, ndërsa fakti që po diskutohet rishikimi i tij tregon se dokumenti ekzistues nuk është më në fuqi. Ajo tha se banorët kërkojnë që kjo të bëhet zyrtare dhe të përcaktohet me shkresë.

Banorja Rita Kazazi u bëri thirrje autoriteteve që të shfuqizojnë vendimin, duke theksuar se anulimi i tij ka shpëtuar shumë banesa.

Ajo kundërshtoi çdo përpjekje për shembjen e shtëpive në emër të krijimit të lulishteve dhe paralajmëroi se banorët do të vijojnë rezistencën ndaj projektit.

Banorët njoftojnë se do ta vazhdojnë përballjen ligjore në gjykatë. Paralelisht, ata planifikojnë t’i drejtohen Këshillit Bashkiak për pezullimin e projektit të hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili prek mbi 80 prona të qytetarëve durrsakë në zonën historike dhe parashikon shpronësimin e tyre me vlera që banorët i konsiderojnë qesharake.


Shtuar 2.09.2026 11:17

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet