Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka debatuar me deputetin demokrat Helidon Bushati, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, për nivelin e kaskadës së Drinit.
Bushati ka vënë në dyshim nivelin e Kaskandës së deklaruar nga Balluku dhe është shprehur se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë. Ministrja i është kthyer duke i dhënë mos bëj rojen se është turp.
“Ti tani mos merr rojën te dera se është turp. Unë i kam të dhënat këtu. O zotëri i nderuar, unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel teknik dhe për sa kohë optimizohet kaskada. Nuk e di kush t’i thotë këto histori, roja atje apo s’e di. Nëse Komani ka 100 metër kub në sekond ne nuk prodhojmë.
The që keni shitur në korrik, i dashur. Vazhdoj unë me shifrat e mia. Prandaj qeshim ne se ne i njohim shifrat. Pas muajit korrik niveli i Fierzës ra dhe për të siguruar furnizim për periudhën e shtatorit dhe tetorit u programua import për muajt në vazhdim. u programua vetëm për humbjet”, tha Balluku./albeu.com