Babain në gjendje të rëndë nga COVID-19, Genc Cakaj jep lajmin e mirë (FOTO LAJM)

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka dhënë një lajm të mirë duke deklaruar se ka arritur të sigurojë plazmën e nevojshme për babain e tij  Shkelzen Cakaj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

Postimi:

“Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.

Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!Faleminderit! Faleminderit! “

Gent Cakaj ka bërë thirrje për ndihmë gjatë ditës së sotme, për një plazmë gjaku e grupit A pozitiv për babain e tij, pasi është infektuar me COVID-19.

Shtuar 16.03.2021 09:03