Autoritetet gjermane: Ekziston rreziku i shpërthimit të koronavirusit në zonat e përmbytura

Autoritetet shëndetësore në Gjermani paralajmërojnë një shpërthim të koronavirusirt në zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Qeveria e shtetit po përgatit një fushatë të veçantë vaksinimi në zonat e prekura, ndërsa shumica e anëtarëve të ekipeve të shpëtimit janë vaksinuar plotësisht.

Prandaj, Ministria e Shëndetësisë e Nordrhein-Ëestfalen paralajmëroi në një njoftim për një  “rritje të rrezikut të përhapjes së Covid-19 për shkak të akomodimit të shumë njerëzve në strehimoret e urgjencës” dhe rekomandoi përdorimin e maskave, testeve të shpeshta dhe higjienës së mirë.

Objekte mjekësore janë ngritur gjithashtu në shumë prej strehëzave, pasi shumë klinika private janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë nga përmbytjet./albeu.com


Shtuar 20.07.2021 13:10