“Audi” përplas për vdekje këmbësorin në Maliq

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot një Maliq. Në në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” ka përplasur për vdekje një këmbësor, 64 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.11.2022, rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. R., ka përplasur këmbësorin F. Z., rreth 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Me shtetasin A. R., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 19.11.2022 17:49