“AS” publikon edhe një tjetër lajm skandal para ndeshjes me Kosovën (FOTO LAJM)

Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka bërë një tjetër skandal, lidhur me ndeshjen e nesërme mes Spanjës dhe Kosovës, duke i inkurajuar lojtarët spanjollë me disa fjalë jo të mira.

“AS” i ka bërë thirrje Kombëtares së Spanjës që duhet të triumfojë me çdo kusht në ndeshjen e Grupit B, e vlefshme kjo për kualifikime për Kupën e Botës “Qatar 2022”

“Kosova duhet të mposhtet në mënyrë civile apo kriminale”, shkruante në titullin e lajmit të gazetës spanjolle.

Pavarësisht skandaleve të shumta, fillimisht duke thënë që nuk do ta pranojnë flamurin dhe himnin e Kosovës, e më pas duke na cilësuar si territor dhe jo shtet, mediat spanjolle dhe Federata e Spanjës kanë dështuar t’i arrijnë këto gjëra, pasi që sot është vërejtur se flamuri i Kosovës është ngritur në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.


Shtuar 30.03.2021 17:00