Arrogantë, ju ul hunda vipa-ve. Plas debati, kush është personazhi i vitit 2021?

Shumë ngjarje na kanë shoqëruar përgjatë vitit 2021 në aspektin e shoëbizit shqiptar, të vendosura në vëmendjen e kësaj pasditeje në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Duke filluar nga prodhimtaritë artistike, personazhet më të përfolur, apo dhe aferet personale si ndarjet dhe martesat, 3 gazetarët e ftuar në studio Albana Ruçi, Antoneta Koçi dhe Andi Vrapi hodhën dritë mbi të gjitha.

Ndër çështjet e prekura ishte dhe rëndësia e reality show në televizionin shqiptar, dhe si ndikuan ato te audienca por edhe të personazhet e klasifikuara ‘VIP’.
Antonela Koçi shprehu se këta të fundit u tronditën në pjesëmarrjene tyre në ‘Big Brother’, pasi u njohëm më një tjetër realitet.

“Shumë prej personazheve që e konsiderojnë veten vipa, kanë një arrogancë. Këto emisione kanë bërë që tu ulet hunda bashkë me arrogancën e tyre dhe që të jenë pak më me këmbë në tokë dhe pak më të thjeshtë. Personazhet ‘big’ janë shumë problematik qoftë edhe për intervista të ndryshme, qoftë edhe në raportin e tyre në rrjete sociale.” – tha ajo.

Nga ana tjetër Andi Vrapi ndaloi te fluksi i madh artistik i këtij viti, si i pari me kaq shumë prurje pas dëmtimit që pandemia i dha këtij komuniteti.

“Ka qenë një vit shume i bollshëm përsa u përket ngjarjeve të showbiz, prodhimtarisë së këngëtarëve dhe artistëve shqiptarë, teatrit shqiptar dhe kinematografisë.”

Ndër të tjera ai shtoi se publiku shqiptar ka treguar një mungesë respekti ndaj artistëve të tij, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë publikuar projekte. Sipas Andit, moria e recitaleve dhe albumeve të publikuara në këtë vit mund të krahasohej me vetëm atë të një decade më parë duke rikthyer si trend në industrinë muzikore. Por ai gjithashtu nënvizoi se publiku nuk ka investuar te këta artistë duke i blerë albumet apo duke u bërë pjesë e festivaleve apo recitaleve të tyre, duke shprehur se muzika nuk ka shitje në Shqipëri.

Por kush mban kurorën si mbreti apo mbretëresha e 2021 nga artistët shqiptar?

“Dafina Zeqiri është një personazh që është top of the top. Ajo dhe Elvana, një paralelizëm mes njëra tjetrën. Mendoj që gjithsecila në aspektin e saj qoftë profesional apo personal, por e shoh Dafinën më të prirur duke qenë se e kemi ndjekur e kemi dëgjuar pafund.” – shprehu Albana Ruçi.


Shtuar 30.12.2021 17:12