Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla: PS nuk mbron askënd përballë drejtësisë

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për lirimin e Vlora Hysenit nga posti i drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Balla nënvizoi se shumica qeverisëse do të vijojë të respektojë qëndrimin e saj për të mos ndërhyrë apo dhënë komente mbi çështjet që janë në duart e drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Shumica jonë qeverisëse i mbetet besnike qëndrimit standard për të mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë. Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë dhe të marrë avokatin e vet. Partia Socialiste, pra shumica qeverisëse e këtij vendi, nuk bën avokatin e askujt”, deklaroi Balla.

Sipas tij, shkarkimi i Hysenit u bë, në përputhje edhe me njoftimin e menjëhershëm të Kryeministrit Edi Rama, me qëllim krijimin e mundësisë për emërimin e një drejtuesi të ri në krye të institucionit.


Shtuar 22.09.2026 22:51

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibominterbahisjojobetholiganbetizmir escortCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet