Armando Broja “shkund” Premier League, Newcastle ofertë faraonike për sulmuesin

Armando Broja është duke kaluar një formë shumë të mirë këtë sezon me fanellën e Southampton. Talenti shqiptar është një titullar i padiskutueshëm me klubin e tij ku trajneri i beson repartin e sulmit.

Deri më tani ai ka shënuar 5 gola në 18 ndeshje me Southampton. Ndeshjen e fundit ai spikati shumë ndaj Manchester Cityt pasi performanca e tij mahnitit këdo. Ai shënoi një gol i cili u anulua për arsye se ishte offside, madje goditi dhe shtyllën.

Southampton është gati të paguajë për Brojën shumën e 20 milion euro për të transferuar përfundimisht lojtarin e kombëtares sonë në verën e ardshme. Gjithashtu për të ka treguar interes dhe West Ham.

Së fundmi, Newcastle është futur në skenë duke i ofruar Chelseat 40 milion euro për transferimin e tij. “Tuttomercatoweb” raprton se Chelsea ende nuk i ka kthyer një përgjigje klubit të sheikëve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 12:58