Aq romantik nuk e keni parë kurrë! Berisha uron publikisht gruan për ditëlindjen dhe zbulon se festojnë 50 vjetorin e martesës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij një ditë shumë të rëndësishme për familjen e tij.

Me anë të një tstatusi në Facebook, me fjalët më të ngrohta dhe jo të zakonta për Berishën, ai ka uruar bashkëshorten e tij, Liri Berishën për ditëlindjen.

“Miq, 5 korriku është për ne ditë festash shumë të veçanta. Por e sotmja është më e veçantë për ne….”- shkruan Berisha i cili zbulon se festojnë gjithashtu dhe 50 vjetorin e martesës së tyre.

POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK:

Sot Jubileu i Arte!

50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!

Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.

Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.

Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb

 


Shtuar 5.07.2021 10:38