E ardhmja e Ronaldos, Gentile: Unë mendoj se CR7 do të respektojë kontratën

E ardhmja e Ronaldos te Juventusi është vendosur në dyshim që nga momenti i emërimi të Allegrit si trajner.

Mësohet se portugezi nuk preferohet nga italiani i cili synon ta ndërtojë skuadrën e tij duke vendosur në plan të parë dyshen Dybala-Morata.

Për këtë situatë ka folur edhe ish mbrojtësi, Claudio Gentile në Radio Rai.

Gentile është shprehur: “ Cristiano Ronaldo ka ende një kontratë të vendosur dhe Juventusi nuk mund t’i thotë atij të largohet.

Unë besoj se, në fund të fundit, ai do ta respektojë atë. Mendoj se ai do të mbetet te Juventusi deri verën e ardhshme.

Më pas do të shohim se çfarë do të vendosë klubi. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2021 10:33