Apple u gjobit me 500 milionë euro (570 milionë dollarë) të mërkurën dhe Meta me 200 milionë euro.
Kjo erdhi pasi rregullatorët antitrust të Bashkimit Europian dhanë sanksionet e para sipas legjislacionit historik që synon të frenojë fuqinë e Big Tech, shkruajnë mediat e huaja.
Por gjobat e BE-së mund të nxisin tensionet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Sanksionet” vijnë pas një hetimi njëvjeçar nga Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, nëse kompanitë janë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale.
Ai kërkon të lejojë rivalët më të vegjël në tregjet e dominuara nga teknologjia e madhe