Anxhela nuk ia doli! Italia dhe Greqia nuk dhanë asnjë pikë për Shqipërinë

Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Ne dolëm në vendin e 21-të duke grumbulluar vetëm 52 pikë.

Holanda na dha vetëm 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë nga Danimarka, ndërsa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, duke grumbulluar një total prej 22 pikësh nga juria profesioniste. Zhgënjimi erdhi nga shtetet fqinje si Italia dhe Greqia të cilat nuk dhanë pikë për Shqipërinë.

PIKËT PËR SHQIPËRINË

San Marino 2 pikë

Malta 12 pikë

Danimarka 7 pikë

Holanda 1 pikë

PIKËT NGA PUBLIKU 35

Nëse do të llogariteshin vetëm votat e jurisë së profesionistëve Shqipëria do të renditej në vendin e 20-të, por “Karma” e Anxhela Peristeri ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë (renditur në vendin e 21).

Pas performancës në natën finale, Anxhela Peristeri u shpreh: “Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time“.


Shtuar 23.05.2021 09:12