Antonela dhe Loco kanë debatuar ashpër pas fotografisë me litar që publikoi Elvisi në Instagram.
Jo vetëm kaq, por Antonela ka zbuluar se ka marrë kërcënim nga Loco në prapaskenë. Ky i fundit është larguar nga Përputhen.
Antonela: Pas puntatës mora një kërcënim nga Loco. Mendova se do më kërkojë falje dhe tha nuk dua falje hiç. Ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde më tha. Po më kërcënon i thashë? Po tha, merre si kërcënim. I thashë gazetarëve përse nuk e incizoni, ato ikën dhe e pyeta përsërite, e përsëriti. Por unë nuk mund të shtyhem me ty se je djalë.
Loco: Unë e kisha për kërcënimin që bëri këtu. Fjalia ekzakte ka qenë: Gabimi më i madh që ke bërë sot është gabimi më i madh që ke bërë në jetë. Por i thashë do flasim.
Antonela: Mos i manipulo fjalët.
Loco: Siç mund ta prekin Antonelën kërcënimet e mia, edhe mua më prekin kërcënimet. Unë dua të kërkoj falje për çdo mashkull apo femër që është cenuar. Ka qenë paralelizëm për dy gjëra të poshtra që duhet të dënohen. /albeu.com/