Anglezët nuk pranojnë humbjen, dhunojnë tifozët italianë sapo dalin nga stadiumi (VIDEO)

Italia fitoi mbrëmë Euro2020 përballë Anglisë. Kjo ka bërë që tifozët anglezë të mos e kapërdijnë disfatën e rëndë, të cilët kanë dhunuar tifozët italianë teksa po dilnin nga Wembly.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit teksa shihet se si një grup tifozësh dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë e cila nuk ka çfarë të bëjë.

Pamje të turpshme për një skuadër që pretendonte të ishte kampione Europe. Me sa duket nuk ishin gati.

Shtuar 12.07.2021 08:12