Amerika dhuron autoblinda për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka mbërritur mjetet e blinduara të lehta të llojit JLTV Oshkosh, të cilat janë prodhim amerikan.

“Mjetet e blinduara të lehta janë pjesë e procesit të modernizimit dhe pajisjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet e NATO-s dhe të njëjtin vullnet të jetë përkrahja e Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë në Shtip, i cili gjithashtu është pjesë njësisë së NATO-s”, njoftoi Minsitria e Mbrojtjes.

Projekti “Prokurimi i mjeteve të blinduara të lehta me rrota” filloi në vitin 2019 me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe deri më tani kanë mbërritur 32 automjete të këtij lloji. /SHENJA/