Ambasadorja Kim: Të bashkëpunojmë të gjithë për t’i dhënë fund urrejtjes dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTIQ+

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në aktivitetin “Shqipëri e Barabartë – një fushatë për ta bërë diskriminim dhe gjuhën e urrejtjes të papranueshëm”, gjatë fjalës së saj tha se për t’i dhënë fund urretjes, sikriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTIQ+, duhet të bashkëpunojmë të gjithë.

“Për t’i dhënë fund urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTQI + dhe komuniteteve të tjera të pakicave dhe të atyre margjinalizuara, kërkohet veprim bashkëpunues nga ne të gjithë. Duke punuar së bashku, mund të krijojmë një botë që respekton dhe feston dinjitetin e të gjithë individëve… Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thotë se të gjithë kanë të drejtë të kenë të drejta dhe liritë themelore të njeriut. Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurojmë që këto të drejta të gëzohen nga të gjithë tha ambasadorja në aktivitetin e mbështetur nga programi i Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane, dhe i zbatuar nga Open Mind Spectrum Albania (OMSA), në bashkëpunim me organizatën Beyond Barriers./albeu.com


Shtuar 24.05.2021 16:47