Ambasada gjermane reagon për protestën: Udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për bashkëjetesën paqësore

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada Gjermane mbështet qëndrimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Më tej thekson se, e drejta për protestë dhe demonstrim nuk justifikon dhunën kundër njerëve apo pronës. Në fund, Ambasada Gjermane nënvizon se udhëheqësit politikë kanë përgjegjësi për një bashkëjetesë paqësore në demokraci.

Të lidhura

None found

Reagimi i Ambasadës gjermane:

“Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit. Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.”, shkruan Ambasada.


Shtuar 1.03.2026 19:45