Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi se SPAK po thellon bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në përballjen me krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas saj, pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40, u mbështet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë nëpërmjet Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT).
Të lidhura
None found
Takimi u mbajt në Buenos Aires të Argjentinës dhe bëri bashkë përfaqësues të drejtësisë dhe të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme.
Në qendër të konferencës ishte forcimi i bashkërendimit për goditjen e rrjeteve kriminale që shtrijnë aktivitetin e tyre në nivel ndërkombëtar.
Në Buenos Aires, drejtuesi i SPAK mori pjesë në aktivitetet e zhvilluara nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA).
Ndërkohë, prokurorët e SPAK realizuan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.
Ambasada amerikane theksoi se IDEC40 është forumi kryesor global, i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, për integrimin operacional, koordinimin dhe harmonizimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas reagimit, kontaktet e krijuara gjatë konferencës synojnë të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin operacional ndërmjet institucioneve.
Kjo bashkëpunim shërben për goditjen e kërcënimeve ndërkombëtare të krimit të organizuar në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara, duke forcuar marrëdhëniet e SPAK me partnerët e tij ndërkombëtarë.
