Amazon blen MGM Studios për 8.5 miliardë dollarë

Amazon (AMZN) po investon edhe më shumë në rritjen e pozicionit të saj në botën e argëtimit. Kompania njoftoi të mërkurën se bëri një marrëveshje për të blerë MGM, shtëpinë e James Bond dhe një nga studiot e filmave më ikonë në Hollywood, informon albeu.com.

Marrëveshja, e cila vlerësohet në 8.45 miliardë dollarë, i jep Amazon një bibliotekë të gjerë të shfaqjeve filmike dhe televizive që mund t’i përdorë për të mbushur arkat e përmbajtjes Prime Video.

MGM ka një katalog me më shumë se 4,000 filma dhe 17,000 shfaqje televizive, sipas Mike Hopkins, i cili kryeson Prime Video dhe Amazon Studios./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 21:04